Sporti

Agjenti i Calhanoglut e konfirmon të ardhmen e futobllistit turk

04/15/2026 15:00
nga:Mergim Rreci

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj Interit, pavarësisht spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm në Turqi.

Agjenti i tij, Gordon Stipic, ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke mohuar kategorikisht çdo kontakt me Galatasaray. Në një prononcim për gazetarin Fabrizio Romano, ai theksoi se lajmet për negociata janë të pavërteta dhe të përsëritura pa bazë reale.

“Faktet janë të qarta: nuk ka pasur asnjë negociatë me Galatasaray, as verën e kaluar dhe as në janar,” u shpreh Stipic. Ai shtoi se lojtari ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe ndihet shumë i lumtur si në Itali, ashtu edhe në klubin zikaltër.

Sipas agjentit, fokusi i Çalhanoglut mbetet plotësisht te objektivat me Interin, veçanërisht gara për titullin në Serie A. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e rolit të mesfushorit në skuadër, duke vënë në dukje performancat e tij të vazhdueshme dhe ndikimin në lojë.

/GazetaBlic Sport/