Sporti

Agjenti i Alphonso Davies fajëson trajnerin e Kanadasë për dëmtimin e tij

3 ditë më parë
nga:Lorik J

Një dëmtim i ri e ka lënë jashtë fushës mesfushorin e Bayern Munichut, Alphonso Davies për pjesën tjetër të sezonit, dhe ai do të mungojë për një periudhë të gjatë në vitin 2025, duke mos u rikthyer në lojë deri në tetor pas këputjes së ligamenteve të kryqëzuara në gju. Ai e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes mes Kanadasë dhe SHBA-së në CONCACAF Nations League.

Agjenti i tij Nedal Huoseh fajësoi trajnerin Jesse Marssh dhe federatën kanadeze për dëmtimin. Sipas tij, mbrojtësi i majtë nuk ishte gati për ngarkesa të tilla.

“Davies  nuk ishte 100 për qind gati pas ndeshjes me Meksikën dhe pritej të mos fillonte kundër SHBA-ve. Por si kapiten, trajneri i bëri presion që të ishte në formacionin startues. Alphonso nuk është tipi i personit që do të fshihet në momente të tilla. Ai luajti dhe shikoni se çfarë ndodhi. Për mendimin tim, federata kanadeze duhet t’i trajtojë lojtarët më mirë”, tha Huoseh.

Pavarësisht qëndrimeve të agjentit dhe drejtorit sportiv të Bayernit, Max Eberl, federata kanadeze nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për incidentin.

/GazetaBlic Sport