Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga shërbimet tërësisht të ndara të Agjencisë të Regjistrimit Civil në Ferizaj, sot u bë dorëzimi i çelësave të objektit të ri.
Sveçla ka bërë të ditur se pas bartjes së inventarit, objekti pritet të funksionalizohet brenda pak ditësh dhe se investimi i përgjithshëm kap vlerën 528,217 euro.
“Vlera e përgjithshme e investimit është 528.217 €, me hapësirë 950 metra katrorë, në funksion të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve”, ka shkruar ai.
Në fund Sveçla uroi qytetarët e Ferizajt dhe stafin e ARC-së për objektin e ri.


