Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë aktivistja e hershme e kësaj partie, Lumnije Kajtazi – Hyseni.
Në një shkrim të tij në rrjetin social “Facebook”, Veliu thotë se me pikëllim e mori këtë lajm, teksa ka vlerësuar kontributin e Lumnije Kajtazit dhënë për LDK-në.
Shkrimi i plotë nga Agim Veliu:
Me pikëllim e dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lumnije Kajtazi – Hyseni, aktivistes së hershme të LDK-së dhe kontribueses së madhe për arsimin në Llap.
Me ikjen e saj të hershme në amshim, humbëm veprimtaren e devotshme të LDK-së, e cila në rini kontribuoi si kryetare e Forumit të Gruas në Podujevë, anëtare e Kryesisë së Forumit Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës për dy mandate.
Lumnija ishte punëtore e palodhshme dhe kontribuoi shumë në arsimimin e shumë brezave si mësimdhënëse dhe drejtoreshë e shkollës.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve të Lumes!