Lajme

Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

07/05/2021 12:39
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se heroi i Kosovës, Agim Ramadani është nderuar në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

“Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!”, ka shkruar Bislimi.

Njoftimi i plotë i Bislimit: 

Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Jam jashtëzakonisht i nderuar që kërkesa ime drejtuar Liderit Demokrat në Senatin e SHBA-ve, përkrahësit të kahmotshëm të kauzës sonë kombëtare dhe mikut të vjetër të ish-Kongresistit DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Senatorit Chuck Schumer është aprovuar dhe me 12 qershor 2021, flamuri amerikan është valvitur mbi Capitol Hill në nderim të Agim Ramadanit, simbolit të lirisë shqiptare.
Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t’ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!
Krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore!
#AgimRamadaniKATANA #UCK #USCapitolHill

Për nderimin e Agim Ramadanit, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar edhe familjari i tij, Muhamet Ajrullahu.

“Flamuri amerikan që sot pranova në emër të familjes së Agim Ramadani’it, është valvitur në 22 vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës nga Lideri i Shumicës në Senatin Amerikan, Senatori Charles E. Schumer, pas kërkesës së Faton Bislimi dërguar atij”, ka shkruar ndër të tjera ai

Njoftimi i plotë nga Ajrullahu:

Sot, kjo ditë e veçantë e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve u bë ditë e bekuar edhe për familjen tonë, por mbi të gjitha për Kombin tonë. Nga miku im, ish-Deputeti i Kosovës, dhe njeriu që ka më shumë se dy dekada punë të palodhshme me lobin shqiptar në Washington, Dr. Faton Bislimi, pranova flamurin e SHBA-ve të valvitur mbi Capitol Hill në Washington, DC në nderim të Heroit Kombit Agim Ramadanit- KATANA, simbol i lirisë së Kosovës!

Flamuri amerikan që sot pranova në emër të familjes së Agim Ramadani’it, është valvitur në 22 vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës nga Lideri i Shumicës në Senatin Amerikan, Senatori Charles E. Schumer, pas kërkesës së Faton Bislimi dërguar atij.
Kombi Shqiptar i mbetet gjithëherë mirënjohës Amerikës!
Zoti i bekoft Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Urime 4 korriku – dita e pamvarësis së SHBA-së .

Me respekt ,

Muhamet Ajrullahu .