Zgjedhjet Lokale

Agim Bahtiri vikendin e kalon me miq në sheshin e Mitrovicës

09/25/2021 15:00
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, këtë ditë vikendi e ka kaluar me shokë, bashkëpartiakë e familjarë në sheshin e Mitrovicës.

Ai është takuar me deputetin e VV-së, Enver Dugolli, dekanin e Universitetit të Mitrovicës, Hakif Zeqiri, ish drejtorin e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Murteza Berisha, profesorin universitar, Izet Zeqiri,
veprimtarin e shquar Halit Berati dhe me intelektualë e shokë të tjerë.

Postimi i Agim Bahtirit:

Të shtunën e ndava me shokë, përkrahës e familjarë në sheshin tonë të bukur të Mitrovicës!

Edhe më mirë u bë kur na u bashkua deputeti Enver Dugolli.

Kënaqësi e muhabet, plane e vizione për qytetin tonë!

LVV 144 | AB +4
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=397679678389479&id=100044423496553