Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për takimin Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet me 14 shtator.
Bahtiri tha se nuk pret ndonjë rezultat nga ky takim pasi janë shumë larg në qëndrime që të ulen në bisedime ashtu siq duhet.
“Takimi Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet me 14 shtator s’besoj se do të ketë rezultat për arsye se janë shumë larg për t’u ul me bisedu ashtu si duhet të bisedohet. Së pari Serbia duhet ta njohë Kosovës e pastaj të shkohet në pikat e tjera deri në pikën 11” tha Bahtiri për “Gazeta Blic”
I pyetur se a pritet të ketë shtensionim të situatës në katër komunat veriore pas këtij takimi, Bahtiri u përgjigj kështu.
“Unë mendoj se ky takim nuk do të thotë asgjë për arsye se nuk pres nga ky takim shumë sepse unë mendoj se të dy janë në pjesët e veta që nuk i lëshojnë që të jetë një proces i mbarë pasi i kanë parimet e kundërta. Marrëveshja duhet me u arrit nga pika 1 deri tek pika e 11 pasi Serbia dëshiron të diskutojë vetëm pikën e Asociacionit. Marrëveshja e arritur ose duhet të bëhet ‘mbarë e mirë’ prej pikës 1 e tutje ose nuk do të mbahet fare” th Bahtiri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Agim Bahtiri, Ish-kryetar i Mitrovicës
Me 14 shtator pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Ky takim është i pari që pas tensioneve që shpërthyen me 29 maj në katër komunat veriore.
/Gazeta Blic/
Takimi Kurti-Vuçiq me 14 shtator/ Këto pritet të jenë temat kryesore të diskutimit!


