Lajme

Agim Bahtiri shfaqet te Ura e Ibrit: Kosovës po i vjen era shtet

04/03/2022 15:58
nga:Q R

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pozuar mbi urën e lumit Ibër që e ndan qytetin në veri të Kosovës.

Bahtiri fotografinë e ka publikuar në Facebook.

“Sot, Kosovës po i vjen era shtet!”, kas hkruar ai.

Kështu, ai siç duket i është referuar vendimit të Qeverisë për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, pasi qeveria serbe refuzoi të dërgonte kërkesë zyrtare për lejimin e tyre.