Lajme

Agim Bahtiri prezanton planin qeverisës për mandatin e ardhshëm

09/17/2021 12:30
nga:M K

Kreu aktual i komunës së Mitrovicës dhe kandidati për mandatin e tretë radhazi, Agim Bahtiri, ka prezantuar tashmë edhe planprogramin qeverisës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bahtiri ka thënë qëllimi i këtij programi është transformimi i plotë i qytetit dhe fshatrave, krijimi i mirëqenies për qytetarët dhe kompletimi i 100% të infrastrukturës bazike në gjithë territorin e Mitrovicës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Kam kënaqësinë që të publikoj për juve Programin tim zgjedhor, i cili prej tash do të jetë publik dhe do të mund të gjeni përgjigje për projektet e mia në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Qëllim i këtij programi është transformimi i plotë qytetit dhe fshatrave, krijimi i mirëqenies për qytetarët dhe kompletimi i 100% të infrastrukturës bazike në gjithë territorin e Mitrovicës.

Programi ka në fokus katër Parime Qeverisëse: 1) Transparencën; 2) Llogaridhënien; 3) Barazinë dhe 4) Gjithëpërfshirjen.

Poashtu programi ka edhe gjashtë Shtylla Kryesore: 1) Zhvillimin ekonomik; 2) Shëndetësinë e Mirëqenien sociale; 3) Arsimin, Rininë e Sportin; 4) Bujqësinë; 5) Mjedisin; dhe 6) Shërbimet publike e Administratën.

Me përkrahjen e Qeverisë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, në mandatin e ardhshëm nuk do të jemi të vetmuar si komunë, por do ta zhvillojmë shumë qytetin duke sjellë edhe shumë projekte të tjera investuese.

LVV144 | AB+4

Në linkun e mëposhtëm gjeni Programin Qeverisës 2021-20215: https://agimbahtiri.com/