Lajme

Agim Bahtiri: Pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën

1 vitë më parë
nga:G C

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut që vjen Lëviza Vetëvendosje, ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti për veriun.

Bahtiri në emisionin “Politiko”, ka shkuar aq larg sa ka thënë se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën.

“Punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”, është shprehur Bahtiri.

Sipas tij, VV në Mitrovicë ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë.