Lajme

Agim Bahtiri nuk ndalet, hedh valle sërish – tani në Shalë të Bajgorës

08/08/2021 16:58
nga:M K

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë në “Ditën e Mërgimtarëve”, e cila është mbajtur në Shalë të Bajgorës.

Ai në këtë aktivitet, është parë të ketë kënduar bashkë me pjesëmarrësit aty, ndërkaq pasi kanë ndalë këngën me çifteli, ai i ka prirë valles nën tingujt e daulles.

Ky aktivitet është i përvitshëm, ndërkaq edhe sivjet është mbajtur nën patronatin e Bahtirit.