Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherit kandidati i LVV-së për kryetar komune, sot ka nënshkruar kartën e zotimeve.
Bahtiri përmes nënshkrimit të kësaj karte u zotua se do t’i plotësoj të gjitha prioriteter e parapara aty.
Duhet theksuar se karta e zotimeve përmbanë prioritetet të qytetarëve që janë identifikuar përmes Forumit për Dialog Qytetar në qytetin e Mitrovicës.
Njoftohet se karta e zotimeve të kandidatëve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, u realizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar që financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Democracy Plus (D+), përmes projektit “Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”, dhe implementohet nga organizata partnere OJQ REC – Reconciliation Empowering Communities.