Sot Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka takuar kandidatët për asamble komunale dhe strukturat e Lëvizjes Vetëvendosjes, në ambient të hapur dhe me distancë fizike.
Në takim, prezent ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja e Arjeta Fejza, ministrin Faton Peci dhe nënkryetarin Faruk Mujka.
“Në sytë e kandidatëve dhe strukturave pamë ngazëllimin e fitores së madhe. Brenda tyre vërehej mosdurimi që të përfundojmë zgjedhjet dhe t’i përvishemi punës furishëm për zhvillimin e Mitrovicës”, tha Bahtiri.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Pasditën e sotme së bashku me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja e Arjeta Fejza, ministrin Faton Peci dhe nënkryetarin Faruk Mujka, takuam kandidatët për Asamble Komunale dhe strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!.
Duke respektuar në plotni masat anti-Covid, i informuam për takimin e djeshëm me kryeministrin Albin Kurti, ku u rikonfirmuan udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së për një fushatë zgjedhore konform rregullave për takime dhe organizime.
Në sytë e kandidatëve dhe strukturave pamë ngazëllimin e fitores së madhe. Brenda tyre vërehej mosdurimi që të përfundojmë zgjedhjet dhe t’i përvishemi punës furishëm për zhvillimin e Mitrovicës.
Ky takim i sotëm sikur mua, ashtu edhe znj. Fejza dhe zotërinjtë Muja e Peci, na bëri krenarë dhe na dha energjinë që t’i shkojmë në fund këtyre zgjedhjeve, njejtë sikur në ato nacionale me fitore madhështore.