Lajme

Agim Bahtiri: Komuna e Mitrovicës ndihmoi personat e prekur me koronavirus me rreth 170 mijë euro

08/30/2021 22:18
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se që nga fillimi i pandemkzë, komuna që ai drejton ka ndihmuar 3339 qytetarë të infektuar me koronavirus, me gjithsej afër 170 mijë euro.

Bahtiri thotë se kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Kreu i Mitrovicës ka porositur qytetarët të respektojnë masat dhe të marrin vaksinat anti-Covid.

Shkrimi i plotë:

Nga fillimi i pandemisë kemi krijuar plan veprimi dhe mbështetjeje, që qytetarët ta kalojnë më lehtë këtë situatë.

Në këtë vazhdë, Komuna e Mitrovicës ka mbështetur financiarisht secilin qytetar që ka aplikuar për mbështetje, pas infektimit me COVID-19. Kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ju lus shumë që të respektoni masat anti-COVID, të vaksinoheni dhe të keni kujdes.

AB