Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shprehur ngushëllime ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ndarjen nga jeta të nënës së tij, raporton Gazeta Blic.
‘Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, e cili ishte nëna e njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit” shkruan Bahtiri në Facebook.
Bahtiri ka thënë se nuk mund të jetë fizikisht në varrim pasi është jashtë vendit dhe përmes kësaj letre i ka shprehur ngushëllime, familjes dhe farefisit.
Telegrami i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë nëna Ajshe, e cili ishte nëna e njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Pasi jam jashtë vendit dhe nuk mund të jem fizikisht prezent në varrimin e saj, përmes kësaj letre i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes.
Allahu e pastë mëshiru me xhenet.
Sinqerisht,
Agim Bahtiri


