Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshëndesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak”, ka shkruar Bahtiri.
Njoftimi i plotë:
I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshendesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë. AB