Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka thënë se ka qenë privileg i tij t’iu shërbej për katër vite qytetarëve pavarsisht sfidave, raporton Gazeta Blic.
Aliu tha se zemra e çdo ferizajasi ka përjetuar gëzim me ndryshimet e pamohueshme që ka ndodhur në lagjet e qytetit, qendrën e qytetit dhe fshatrat dhe u shpreh shumë krenarë për këtë.
Ai tutje tha se sot nisin edhe një rrugtim tjetër bashkë për Ferizajn që duan.
“Qeverisja ime ishte me ju, e kjo fushata zgjedhore, mrekullisht, si asnjë herë më parë në historinë politike, po bëhet jo nga unë por nga ju. Fjalët tuaja për veprat tona, janë fushata më e mirë” shkruan Aliu.
Postimi i plotë:
Të dashur ferizajas,
Rrugët e ndryshimit të Ferizajt, i ecëm bashkë.
Katër vitet e punës në këtë mandat, ishin katër vite privilegj, nder e kënaqësi për mua t’ju shërbej, përkundër sfidave që kohë pas kohë, dilnin në rrugën tonë. Zemra e çdo ferizajasi ka përjetuar gëzim, me ndryshimin e pamohueshëm që ka ndodhur në lagjet e qytetit, qendrën e qytetit dhe fshatrat tona. Jam krenar se sot Ferizaj është simbol i ndryshimit e i punës.
Sot, nisim edhe një rrugë bashkë. Për Ferizajn që duam. As që imagjinohet ky rrugëtim, pa ju, vullnetarët e së mirës për Ferizajn.
Jeni ju bashkëqytetarë, burimi i fuqisë sime, fryma në dejet e së mirës për qytetin e fshatrat tona, jeni zëri që gjithmonë kumbon për Ferizajn që duam, për të rinjtë, të moshuarit, punonjësit e çdo profesioni, ferizajasit punëtorë si asnjë tjetër në Kosovë.
Qeverisja ime ishte me ju, e kjo fushata zgjedhore, mrekullisht, si asnjë herë më parë në historinë politike, po bëhet jo nga unë por nga ju. Fjalët tuaja për veprat tona, janë fushata më e mirë.
Ferizaj ka rrugë përpara, nuk lejon kthim prapa, andaj vazhdojmë bashkë, për Ferizajn që duam.
Na priftë e mbara!