Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se asnjë qeverisje nuk i ka mbështetur bujqit më shumë se qeverisja e tij.
Buxheti i Komunës së Ferizajt, është rritur mbi 100% për bujqit, teksa edhe sot Agim Aliu, ndau 55 freza për bujqit ferizajas.
Shkrimi i plotë nga Agim Aliu:
Asnjë qeverisje tjetër nuk mbështeti më shumë bujqit e fermerët sesa qeverisja aktuale e Ferizajt. Këtë e thonë statistikat e kënaqshmëria e bujqve dhe fermerëve ferizajas.
116.66% rritëm buxhetin e përgjithshëm në bujqësi që në fillim të mandatit. Janë qindra bujq e fermerë që përfituan në dhjetëra thirrje publike për mekanizëm e pajisje bujqësore si dhe subvencionim të kulturave bujqësore.
Edhe sot, shpërndamë freza për 55 bujq përfitues, mekanizëm ky që do t’ua lehtësoj skajshmërisht punën e tyre të përditshme, rrjedhimisht të rris mirëqenien e tyre të fituar me djersën e ballit.
T’i gëzojnë këto pajisje pune, bujqit ferizajas!
https://www.facebook.com/360170287367763/posts/4717188294999252/