Kryetari i Ferizajt njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjete 12 tetorit nga PDK-ja, Agim Aliu, ka mbajtur një takim me zonjat pensioniste në shoqatën e tyre.
Aliu tha se ishin aty për t’iu ofruar mbështetjen e tyre siç e kanë bërë vazhdimisht që nga themelimi i kësaj shoqate.
“Çaste të këndshme bashkëbisede me zonjat pensioniste në vizitën që i bëmë në shoqatën e tyre, për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë, siç e kemi bërë vazhdueshëm që nga themelimi i saj, për misionin fisnik që ka kjo shoqatë dedikuar pensionisteve ferizajase” shkruan Aliu raporton “Gazeta Blic”.


