Lajme

Agim Aliu premton mbi 7 milionë euro investime në sektorin e bujqësisë

09/20/2021 19:29
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë që nëse fiton mandatin e ri, do të ketë investime mbi 7 milion euro në bujqësi, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, me këtë shumë që planifikojnë t’i investojnë, bujqësia do të avancoj standardin e ri të vendosur tash e katër vite.

“Bujqit janë pasuria jonë që pasurinë e tokës e shumëfishojnë duke e kthyer në ushqime për ne. Me mbi 7 milionë eurove që planifikojmë t’i investojmë në bujqësi në mandatin e ri, bujqësia do të avancoj standardin e ri të vendosur tash e katër vite”, ka thënë Aliu.

Postimi i plotë i Aliut: