Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se edhe këtë vit do të ndajnë bursë për të gjithë studentët, shkruan GazetaBlic.
Aliu përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se të gjithë studentëve aplikues në skemën komunale të bursave për vitin akademik 2021/2022 do t’i ndahet bursë, përveç aplikantëve që kanë përfituar bursë nga ndonjë institucion tjetër.
Shkrimi i plotë i tij:
Për të tretin vit me radhë: Bursë për të gjithë studentët ?⬇️
Të gjithë studentëve aplikues në skemën komunale të bursave për vitin akademik 2021/2022, kemi vendosur t’i ndajmë bursën komunale, përveç aplikantëve që kanë përfituar bursë nga ndonjë institucion tjetër. Ky vendim vjen pas dyfishimit të numrit të përfituesve të bursës komunale, zotim që e kemi përmbushur më parë dhe natyrisht, për të ndihmuar e inkurajuar drejtpërdrejt të rinjtë tonë në studimet e tyre, duke i ndihmuar edhe ekonomive familjare, xhepit të kryefamiljarëve me fëmijë studentë, tash kur kemi rritje çmimesh të produkteve e vështirësi si barrë nga pandemia.
Ta gëzojnë studentët përfitues, bursën komunale!


