Ferizaj tashmë ka Strehimoren e parë të qenve endacak, raporton GazetaBlic.
Kryetari Agim Aliu ka njoftuar se kjo strehimore ofron kushte të përshtatshme, kujdes profesional dhe infrastrukturë të nevojshme për trajtimin e qindra qenve endacak.
Projekti synon të rrisë sigurinë publike dhe të eliminojë rrezikun nga qentë në rrugë.


