Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu ka theksuar se Parku “Liria” do të bëhet me amfiteatër.
Ai pas një takimi që ka pasur me të rinjtë e Ferizajt, tha se ata tashmë e kanë ndarë mendjen.
“Të rinjtë kanë ndarë mendjen, t’i japin gjithë mbështetjen e tyre, punës sonë të dëshmuar, për ndryshimin e Ferizajt me projekte kreative, të guximshme e të dobishme për të gjithë ferizajasit”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
?Parku “Liria” do të bëhet me amfiteatër
Nën rrezet e diellit të së dieles, ajrin e pastër tek Parku “Liria”, me të rinjtë energjiplotë e këmbëngulës që të vazhdoj ndryshimi i Ferizajt, shpalosa vizionin tonë për rininë, e mbi të gjitha superprojektin, për rregullimin e amfiteatrit tek Parku “Liria”, që këtë zonë përveç shteg të preferuar të ecjes e pushimit për të gjithë, do ta kthej edhe në referencë të ngjarjeve kulturore e rinore, tejet e nevojshme për Ferizajn e gjeneratës së tashme dhe ardhshme, për Ferizajn që duam.
Të rinjtë kanë ndarë mendjen, t’i japin gjithë mbështetjen e tyre, punës sonë të dëshmuar, për ndryshimin e Ferizajt me projekte kreative, të guximshme e të dobishme për të gjithë ferizajasit.