Lajme

Agim Aliu paraqet platformën qeverisëse 2025-2029 për ekonominë dhe bizneset lokale

09/27/2025 10:12
nga:Y I

Kryetari i Ferizajt njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Agim Aliu, ka paraqitur platformën 2025-2029 për ekonominë dhe bizneset lokale.

Aliu tha se fuqizimi i ekonomisë lokale është prioriteti i tyre.

“Fuqizimi i ekonomisë lokale është prioriteti ynë. Atë po e bëjmë duke krijuar kushte reale për investim, punësim, qëndrueshmëri të bizneseve lokale. Do të zhvillojmë tre zona ekonomike, 12.9 hektarë në Babush, 13 hektarë në Gurëz e 10 hektarë në Mirash me infrastrukturë të kompletuar dhe moderne. Në vitin 2027 Komuna e Ferizajt nis investimet Joint Venture ku komuna hyn si bashkë-investitore me bizneset në projkte konkrete prodhimi e logjistike. Do të krijojmë ndërmarrjen për menaxhimin e investimeve për idetë konkrete dhe fizibilitetin e tyre.Diaspora në qendër, thirrje për aplikim të dedikuara për bashkë-investim, fonde të përbashkëta me komunën dhe garanci tregu. Skemë e dedikuar e granteve për bizneset në pronësi të grave” tha Aliu raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: