Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, ka shpalosur platformën qeverisëse 2021-2025.
Aliu ka thënë se për shkak të pandemisë me virusin korona, kanë vendosur që platformën të shpërndajnë në formë digjitale.
“Platforma qeverisëse 2021-2025, për Ferizajn që duam ?? tashmë është në duart tuaja. Jam i habitur e njëkohësisht i lumtur me shpërndarjen kaq masive të platformës qeverisëse në formë elektronike ??të cilës mund t’i qaseni duke skanuar kodin në posterin e mëposhtëm?Deri më tani, janë mijëra ferizajas që kanë bërë këtë gjë, bëhuni edhe ju një nga ta.Ne po shpërndajmë në këtë formë platformën qeverisëse, pra në formë digjitale, për të shmangur eventualisht shpërndarjen e virusit? përmes mijëra kopjeve fizike, po kështu për të mbrojtur mjedisin ✅duke mos përdorur letër të shtypur por edhe duke instaluar një fushatë digjitale, standard i ri për Ferizajn ? për betejën që bashkë do ta fitojmë, këtë të diele, më 1️⃣7️⃣Tetor”, ka shkruar ai.