Lajme

Agim Aliu ndan pamje nga shëtitorja e Grykës së Neredimes – E rivitalizuar për sport dhe rekreacion

09/12/2025 21:38
nga:Sh R

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka njoftuar se shëtitorja e Grykës së Neredimes po merr formë, pas një projekti të madh revitalizimi, raporton GazetaBlic.

Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, thotë se u japin ferizajasve një hapsirë të re e të rregulluar për sport e rekracion.

Postimi i plotë:

Mes ajrit të pastër të Grykës së Neredimes🌲🌳po merr formë shëtitorja e rivitalizuar plotësisht, me shtigje të reja të ecjes🚶🏻‍♂️fushën sportive🏀verandat që tashmë janë vendosur, urat në ndërtim mbi lumin Neredime që i japin ferizajasve edhe një hapësirë të re e të rregulluar për sport e rekreacion✅projekt ky i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.