Lajme

Agim Aliu konfirmon përfundimin e shkollës speciale të kulturës fizike në Ferizaj

09/22/2021 22:03
nga:M K

Kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati për një tjetër mandat në krye të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, ka konfirmuar përfundimin e shkollës speciale të kulturës fizike në Ferizaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo shkollë e projektet tjera të kulturës e sportit janë oferta më e mirë për të rinjtë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Shkolla speciale e kulturës fizike, një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë
Qeveria e drejtuar nga unë, ka moshën më të re të udhëheqësve politik në historinë politike të Ferizajt. Projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e projektimit e punën e të rinjve. Po, të rinjve i besuam përgjegjësi të larta shtetërore e bashkëqeverisëm.
Këtë standard të vendosur nga ne, do ta fuqizojmë edhe më shumë, me të rinj në krye të institucioneve, projekte kreative e zgjidhje praktike të cilat sot shpalosa me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj.
Shkolla Digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni e padyshim edhe nisma tjera, janë oferta jonë për të rinjtë, besim që e kemi dëshmuar gjithmonë.

/GazetaBlic/