Lajme

Agim Aliu: I lumtur që i kam përmbushur premtimet!

09/24/2021 22:13
nga:M K

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu është shprehur i lumtur me atë siç tha ai që ka arritur t’i përmbush premtimet zgjedhore.

Për “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, ai tha ka dashur të dëshmojë se politika është mundësi për të ngjallur besim tek qytetarët.

“Ferizaji për ne është si në vitin 2017, sepse ne e kemi parë atëherë çfarë do të bëjmë me Ferizajn dhe çka kemi premtuar atëherë është realizuar tani, por kur kemi prezantuar atëherë jo të gjithë e kanë menduar.

Ne kemi dashur të dëshmojmë se politika është një mundësi për të ngjallur besim tek qytetarët. Sot jam i lumtur se të gjitha premtimet janë realizuar dhe ka edhe vlerësime nga GAP-i që të gjitha janë realizuar. Ne kemi realizuar çdo gjë që është premtuar edhe për të ngritur një standard se atë që është zotim duhet të përmbushur”, ka thënë ndër të tjera ai për GazetaBlic.

/GazetaBlic/