Lajme

Agim Aliu falënderon qytetarët e Ferizajt për mbështetje të fuqishme

10/10/2025 16:03
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin e treguar gjatë fushatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Aliu ka shkruar:

“FALEMINDERIT FERIZAJ për mbështetjen kaq të fuqishme, energjinë e jashtëzakonshme, entuziazmin që secili prej jush shpreh, për ta bërë fitoren e thellë, me të parën herë, për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”.