Zgjedhjet Lokale

Agim Aliu falenderon ferizajasit që po i japin mbështetje platformës së tij qeverisëse

10/15/2021 15:21
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i emocionuar pasi për vetëm 6 ditë, 37,521 qytetarë kanë shkarkuar platformën e tij qeverisëse në formën elektronike.

Aliu ka falenderuar ferizajasit që po shprehen të vendosur për vizionin e tyre edhe për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Mbresëlënëse, jam thellë i emocionuar..për vetëm 6 ditë, 37,521 qytetarë tashmë kanë shkarkuar platformën time qeverisëse në formën elektronike, duke dhënë edhe mijëra komente përkrahëse e sugjeruese. Këtë të dhënë sapo mora nga ekipet ndihmëse të fushatës sime.

Faleminderit ferizajas, që aq zëshëm po shpreheni të vendosur, për vizionin tonë, për Ferizajn që duam!