Lajme

Agim Aliu: Entuziazmi i jashtëzakonshëm i ferizajasve për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”

09/18/2025 16:40
nga:Genita C

Agim Aliu, kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt,  shkruan se mijëra ferizajas u mblodhën me entuziazëm të madh në tubimin e prezantimit të programit dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se energjia dhe përkushtimi në çdo lagje dhe fshat tregojnë se qytetarët kanë zgjedhur Ferizajn e Gjeneratës Tjetër – qytetin e tyre krenar.

Postimi i plotë:

Entuziazmi i jashtëzakonshëm i mijëra qytetarëve, energjia që po shtrihet në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Ferizajt, është dëshmia e zëshme se ferizajasit tashmë kanë vendosur për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, për qytetin tonë, krenarinë tonë – mesazh ky i dhënë qartë në tubimin me nëndegët e qytetit, prezantimin e programit dhe skuadrës sonë të kandidatëve për Kuvendin e Komunës nga qyteti.
Faleminderit🙏🏻