Lajme

Agim Aliu: Çështjet në interes të qytetarëve, duhet të na bëjnë bashkë!

06/18/2021 21:19
nga:M K

Agim Aliu ka thënë se çështjet në interes të qytetarëve duhet t’i bëjnë bashkë të gjitha partitë.

“Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Aliu ka thënë se PDK-ja po angazhohet si parti opozitare, por ka thënë se spektri politik duhet të bëhet gjithmonë bashkë, kur në pyetje është interesi i shtetit.

“Secili subjekt politik e ka mënyrën e vetë të të bërit opozitarizëm. Sa i përket PDK-së, e kemi thënë edhe në të kaluarën, asnjëherë nuk do të jemi opozitë e shtetit, por e qeverisë. Çështjet e mira, pra në interes të qytetarëve, duhet të na bëjnë bashkë”, tha ndër të tjera ai.

Agim Aliu tregon kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i PDK-së

/GazetaBlic/