Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Rama, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar Ademi, duke thënë se në fund triumfoi e drejta, shkruan GazetaBlic Sport.
Më pas, ai tha se ky aktgjykim është motiv shtesë për të që të vazhdoj angazhimin në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.
Ja postimi i plotë:


