Sporti

Agim Ademi po intervistohet nga Policia e Kosovës për krime ekonomike

03/21/2023 17:18
nga:Gazeta Blic

Kryetari i FFK’së, Agim Ademi momentalisht ndodhet në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Sipas burime të ‘GazetaBlic’, Ademi ndodhet në Polici momentalisht, pasi gjatë ditës së sotme u lëshua një flet-arrest për të.

Pas lëshimit të flet-arrestimit, ai u paraqit në një stacion policor në Prishtinë.

Mësohet se në Polici, ka edhe zyrtarë të tjerë nga radhët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjithmonë sipas burimeve jo zyrtare, dyshimet e para janë se Ademi dhe të tjerët po intervistohen nga Policia për krime ekononike në lidhje me keqpërdorime në FFK.