Sporti

Agim Ademi flet për deklaratën e shumëpërfolur të Zhegrovës

10/06/2024 23:21
nga:E K

Agim Ademi ka folur rreth deklaratës së Edon Zhegrovës, para një javë në një konferencë për Lille.

Zhegrova kishte thënë se thjeshtë ishte vonuar për një takim, dhe se vendimin për përjashtimin e tij e kishte marrë Federata e jo trajneri.

Ademi ka komentuar këtë deklaratë, duke thënë se Zhegrova është i mirëpritur te Kosova gjithmonë.

“Edoni në konferencë tha se FFK-ja e përjashtoi dhe jo trajneri? Kemi qenë aty bashkërisht. Ka qenë propozim i trajnerit dhe vendim i përbashkët pastaj. Nuk besoj që nuk ka njeri që e do Zhegrovën te Federata. Nëse dikush s’e kishte dashur, nëse s’e kishte dashur Agim Ademi atëherë s’do të kishte qenë në kombëtare”.