Lajme

Afro 26 mijë të vdekur në Gaza që nga 7 tetori

01/25/2024 20:07
nga:Y I

Zëdhënësi i ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, thotë se 25,900 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Sipas tij, 64,110 persona janë plagosur në një periudhë më pak se pesë mujore, shkruan Al Jazeera.

Ai shtoi se Izraeli ka kryer 21 vrasje masive në 24 orët e fundit, duke vrarë 200 dhe plagosur 370.