Sporti

Afrim Tovërlani: Prishtina tregoi paraqitje të mirë, por kundërshtarët janë amatorë

06/25/2021 23:30
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka fituar finalen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka kaluar në fazën kualfikuese të kësaj gare.

Skuadra kosovare mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Inter d’Escaldes, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi ishte futbollisti i ndeshjes, atje ku shënoi dy gola në këtë takim.

Krasniqi shënoi një gol në pjesën e parë si dhe një tjetër në pjesën e dytë.

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani tha se dy kundërshtarët e Prishtinës ishin amatorë dhe se shpreson që viteve të ardhshme të mos ketë nevojë të luhet ndaj tyre.

“Prishtina fitoi ndaj një skuadre amatore siç është ajo e Inter d’Escaldes. Këto dy ndeshje i luajti shumë mirë, megjithatë këto janë skuadra amatore dhe shpresoj që viteve të ardhshme nuk kemi me pasë nevojë të luajmë ndaj tyre”, tha Tovërlani.

/GazetaBlic Sport/