Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka komentuar ndeshjen në Gjilan, teksa ka pasur kritikuar Dritën për lojën kundër Prishtinës, përcjell GazetaBlic.
“Që nga barazimi i rezultatit, Dritën nuk e pashë në fushë. Një skuadër që e dëshiron titullin dhe ta ketë një çasje të tillë nuk më pëlqeu. Prishtina ka ekip të mirë dhe ka potencial të mposhtë çdo skuadër. Më befasoi reagimi i Bujar Shabanit te goli i parë i Prishtinës që e largoi kokën. Një Dritë e cila brenda për brenda ka lojtarë kampion. Drita nuk ishte fytyra e kampionit. Nuk ua pashë karakterinë që u ka frymëzu gjatë viteve të kaluara.”, tha Tovërlani në emisionin ‘Dueli Sportiv’.
Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.


