Afrika e Jugut bëri historinë e padëshiruar të turneut duke u bërë kombëtarja e parë që mori dy kartonë të kuq gjatë një ndeshjeje hapëse të Kupës së Botës.
Mesfushori Sphephelo Sithole ishte i pari që u përjashtua, në minutën e 49’të kundër Meksikës.
Problemet u përkeqësuan në mënyrë dramatike më vonë kur veterani, Themba Zwane u përjashtua gjithashtu në minutën e 84’të.
‘Bafana Bafana’ është gjithashtu vendi i parë që merr dy kartonë të kuq në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës që nga turneu i vitit 2006.
Portugalia dhe Holanda patën dy lojtarë të përjashtuar gjatë përballjes së tyre të famshme kaotike njëzet vjet më parë.
/GazetaBlic Sport


