Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do t’i duhet të pres deri në 50 minuta.
Atje kolona është 200 metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
E pritjet për dalje nga Dheu i Bardhë arrijnë në 20 minuta, ndërsa kolona është 100 metra.
Në pikat tjera kufitare tokësore, s’ka kolona për momentin.