Sporti

Afër akordi mes Fernandes dhe United për rinovim, kjo pritet të jetë paga e frikshme e portugezit

09/16/2021 14:05
nga:Lorik J

Një rinovim i artë është gati për Bruno Fernandes.

Asi portugez është në qendër të projektit teknik të Manchester United, i cili është gati të finalizojë kontratën e re, e cila kap shifra të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga TheSun, në fakt, paga e re e Fernandes do të rritet në 250 mijë paund në javë.

Në total për një sezon Fernandes pritet të fitojë 15 milionë euro me “Djajtë e Kuq”.

/GazetaBlic Sport