Lajme

Afër 14 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

04/11/2021 07:40
nga:Q R

Në vendin tonë vazhdon të jetë gjendje e rënduar sa i përket pandemisë Covid-19, përcjell GazetaBlic.

Javëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja të infektimit, por është rritur edhe numri i viktimave.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 1,976 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar mbi 97 mijë.

81,561 prej tyre janë shëruar, ndërsa 13.930 raste janë aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930”, thuhet në raportin e fundit të IKSHKP-së.

36 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës