Sporti

Afati kalimtar i janarit mund të jetë “shpëtim” për Muriqin, nuk do të jetë titullar as sonte ndaj Udineses

12/02/2021 12:56
nga:Mergim Rreci

Lazio do të përballet me skuadrën e Udineses sonte në Serie A.

Të drejtuarit e Sarrit kërkojnë fitoren në Romë, pasi që humbi ndaj Juventusit e Napolit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave italiane, Vedat Muriqi edhe sonte do të jetë në bankën rezervë, me sulmuesin kosovar që e ka “humbur peshën” tek kjo skuadër.

Mediat turke janë të sigurta që ai pritet të ritkthehet tek Fenerbahce në janar.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.

Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Patric, Acerbi, Hysaj; Milinkovic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro.

Udinese (3-4-2-1): Silvestri; Becao, Samir, Nuytinck; Molina, Arslan, Walace, Udogie; Pussetto, Deulofeu; Beto.

/GazetaBlic Sport/