ipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili momentalisht është duke qëndruar për një vizitë në ShBA, i ka dërguar një letër urimi Presidentit Donald Trump, me rastin e fitores së tij në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pronari i Devolli Corporation e ka takuar në disa raste presidentin e rikonfirmuar amerikan gjatë qëndrimeve në ShBA.
Ai, së bashku me bashkëshorten Blerinën, kanë qenë edhe të ftuar të nderit në dasmën e familjes së Presidentit Trump, martesës së të bijës Tiffany me Michael Boulos.
Gjithashtu, Devolli kishte zhvilluar edhe një takim të veçantë me Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.
Presidenti i rizgjedhur Trump në politikë ka hyrë pas karrierës së suksesshme në biznes, derisa ka shprehur në vazhdimësi përkrahjen për afaristët shqiptarë, si Shkëlqim Devolli, Shefqet Kastrati, Behgjet Pacolli etj.