Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë

01/02/2025 20:00
nga:Sh R

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka festuar arritjen e katër milionë udhëtarëve, raporton GazetaBlic.

Aeroporti me këtë rast ka organizuar një event të cilën e quajtën ‘arritje historike’, po ashtu pjesëmarrës ishte Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministra dhe partnerë të aeroportit.

“Faleminderit që zgjodhët Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’, 4 milionë herë këtë vit. Gëzuar Festat!”, thuhet aty.