Lajme

Aeroporti i Stambollit vazhdon të jetë i mbyllur, shkak kushtet e këqija atmosferike

01/25/2022 09:07
nga:Y I

Aeroporti i Stambollit në Turki ka ndaluar të gjitha fluturimet këtë të martë deri në orën 13:00, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit të vazhdueshëm, nuk do të ketë ulje-ngritje avionësh në pistat e Aeroportit të Stambollit dhe mbyllja është shtyrë deri në orën 13:00. më 25 janar”, tha kreu i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve të Turqisë, Huseyin Keskin, në Twitter, shkruan Anadolu.

Aeroporti u mbyll për fluturime deri në orën 4 të mëngjesit me orën lokale pasi reshjet e mëdha të borës goditën Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, të hënën, duke mbyllur qendrat tregtare dhe duke ndërprerë trafikun.

​Raporti i Transparency International, Kosova përmirësohet për tri pika në luftën kundër korrupsionit