Për shkak të kushteve atmosferike të mërkurën në Aeroportin “Adem Jashari” janë anuluar 38 fluturime.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.
Ajo ka treguar se edhe sot janë anuluar katër fluturime deri në këtë kohë.
Kjo si rezultat i mjegullës së dendur që zvogëlon dukshmërinë. Disa nga fluturimet janë divertuar në aeroportet e shteteve fqinje.
“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara.