Sot, Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” u shëndrrua në një pikë të rëndësishme sensibilizimi për një kauzë të madhe, atë të dhunës ndaj grave.
Ky aktivitet ishte pjesë e dushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, duke synuar ngritjen e vetëdijes dhe mobilizimin e qytetarëve për të luftuar dhunën në familje.
Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përfshirjës së qytetarëve në adresimin e këtij fenomeni.
“Në fillim të organizimit të aktiviteteve në kuadër të fushatës 16 ditët të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore kundër dhunës në familje, qëllimi jonë ka qenë që të përfshijmë sa më shumë institucione në këtë fushatë, për shkak të rolit të madh të tyre në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, për shkak të rolit dhe përgjithësisë së madhe të tyre në shoqërinë tonë. Sikurse edhe se kemi dashur të përfshijmë shumë organizata vendore, qoftë ndërkombëtare që na ndihmojnë të organizojmë aktivitete me qëllim që të mbërrijmë tëk secili qytetarë i Republikës së Kosovës. Prandaj mua më vjen mirë që kemi gjetur bashkëpunimin, gatishmërinë, vullnetin dhe nga stafi i Aeroportit të Prishtinës Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, sepse besoj që edhe si institucione edhe si shoqëri na takon që të bashkojmë forcat kundrejtë këtij fenomeni të rrëzikshëm për shoqërinë tonë, kundrejt këtij fenomeni që po shkatërron jetën e vajzave dhe grave”, tha Haxhiu.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe shpërndarja e fletushkave informuese dhe ndihmëse për viktimat e dhunës në familje.
“Siç e dini, diku në muajin nëntor kanë qenë 300 mijë udhëtarë qoftë që kanë ardhur në Kosovë, qoftë që kanë udhëtuar nga Kosova, apo që kanë fluturuar nga ky aeroport. Prandaj, besoj që mesazhi jonë është I qartë që duam të mbërrijmë tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, prandaj kemi përfshirë Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në kuadër të kësaj fushate, pikërishtë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që lëvizin, dhe po ashtu sot siç e patë ne ndam fletushka kundër dhunës në familje, fletushka në raport me pasojat e dhunë në familje, fletushka në raport me shërbimet që Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera i japin për viktimat në rast se ato ballafaqohen me situatë të dhunës në familje”, shtoi ajo.
Në këtë fenomen për të drejtat e grave dhe vajzave, Haxhiu jep një mesazh të qartë.
“Është e rëndësishme që të jemi unik, të jemi kundër dhunës të gjithë që ta shohim dhunën në familje si diçka që është e rrezikshme për shoqërinë tonë, dhuna në familje është vepër penale dhe dënohet deri në tri vite burgim. Prandaj, le të bëhemi bashkë për vajzat dhe gratë e këtij vendi në mënyrë që ato të jetojnë të lira pa frikë dhe pa asnjë diskriminim”, u shpreh ministrja.
Meqenëse ky është aktiviteti i tretë me radhë, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, tregoi qëllimin e mesazhin e këtij organizimi.
“Ky aktivitet sot ka për qëllim vetëdijësimin për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ftojmë të gjitha vajzat dhe gratë që të lajmërojnë dhe të raportojnë tek Policia. Mesazhi i cili përcjellet tek gratë dhe vajzat të cilat janë të prekura nga dhuna është që të mos heshtin, të ngritin zërin dhe të flasim kundër dhunës në familje apo në çfarëdo forme tjetër. Është aktiviteti i tretë me radhë të cilin e bëjmë gjatë 16 ditëve të aktivizmit. Duke pasur parasysh që jo vetëm gratë që jetojnë në Kosovë, mirëpo edhe gratë dhe vajzat, kemi patur raste të ngjashme edhe në diasporë, prandaj kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e tëë gjitha grave dhe vajzave shqiptare kudo që janë”, potencoi Gara në një intervistë dhënë për GazetaBlic.