Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari, organizon një aktivitet të veçantë me rastin 1-Qershorit, ‘Ditës së Fëmijëve’.
Me rastin e 1 Qershorit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës hap dyert për t’iu dhuruar fëmijëve një ditë plot buzëqeshje, gëzim dhe aventura të paharrueshme.
“Të gjithë fëmijët janë të mirëseardhur” thuhet në njoftim.
“Ju pret një atmosferë fantastike ku do të ketë muzikë, vallëzim dhe lansimin e librit të aeroportit dedikuar udhëtimeve të tyre me plot aventura!Ju presim të festojmë së bashku! Të gjithë fëmijët janë të mirëseardhur” përfundon njoftimi.
Njoftimi i plotë:


