Lajme

Aeroplani ushtarak i Ukrainës rrëzohet me 14 pasagjerë afër Kievit

02/24/2022 13:57
nga:Donika Fetahu

Shërbimet emergjente në Ukrainë citohen të kenë thënë nga agjencia AFP se një aeroplan ushtarak ukrainas me 14 pasagjerë është rrëzuar afër kryeqytetit Kiev.

Agjencia e njohur e lajmeve nuk dha ndonjë hollësi tjetër për këtë rast.

Forcat ukrainase më parë kanë thënë se kanë vrarë 50 rusë dhe kanë rrëzuar pesë aeroplanë e një helikopter rus.